Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me arrestimin e Erion Veliajt i ka ardhur fundi edhe kreut të qeverisë, Edi Rama.
Duke folur në një prononcim për mediat pas mbarimit të seancës plenare, Berisha theksoi se “ne po kërkojmë dorëheqjen urgjente të Edi Ramës! Ne jemi në këtë kërkesë. Populli shqiptar sot, nga Konispoli në Vermosh pret të dorëheqjen e menjëhershme të kukullës së Xhorxh Sorosit, të padrinos dhe kreut të krimeve dhe vjedhjeve në Shqipëri që quhet, Edi Rama”
Duke folur për mundësinë për zgjedhjet e reja që do të prekin bashkinë e Tiranës, Berisha tha se Partia Demokratike është duke studiuar me vëmendje se kush mund të jetë kandidati i saj për zgjedhjet e pjesshme lokale për kreun e bashkisë së Tiranës.
“Berisha: PD, sigurisht që do të studiojë me shumë vëmendje kandidatin e saj, bashkë me aleatët, por PD kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, si i damkosur, si kukulla e Xhorxh Sorosit. A i keni parë ato fotografi se si i përcjellin duart krah me Aleksin, mbi qafë, e mbi gjoks, ato i keni parë ato foto? I keni parë me siguri! Ato po bëjnë xhiron e botës. Ato kanë fituar sot të paktën, absolutisht mbi 600 milionë shikues”, tha Berisha.
Gjithashtu, Berisha shtoi se “Edi Rama nuk shpëton më. Më thanë që a vënë foton e Trumpit tani në tavolinë”
“Tani, që u bë për atë qëllim, mos e ki asnjë dyshim. Sepse, deklarata që bëri kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane nuk ishte dhe nuk mund të bëhej kurrë me dëshirën, apo vullnetin e Sali Berishës.
Ajo, ishte një deklaratë që buronte nga thellësitë e establishmentit republikan. Sepse, Xhorxh Soros është faktuar, ju e morët vesh besoj, Antoni Blinken, jo që është ‘non grata’ për çdo zyrë federale të Amerikës
Pra, ky njeri nuk mund të futet në asnjë institucion si rrezik për sigurinë kombëtare. E merrni vesh ju se, kush është Edi Rama i lidhur me të si mishi me kockën? Antoni Blinken! Që Rama rrihte gjoksin se më ka shpallur non grata ai mua.
Karma, është ashtu siç e dini vetë ju, nuk po e them unë.
Tani, a mundet të sfumohet kjo deklaratë e kryetarit të Partisë Republikane? Jo, kjo nuk sfumohet dot. Kjo, është jashtëzakonisht inspiruese për shqiptarët, dhe damkosëse për sorosianët në Shqipëri.
Do t’i merrni vesh të gjitha, nuk ka asnjë sekret. Ta dini mirë. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatat, por nuk ka asgjë që do mbetet pa u thënë. Ju siguroj, asnjë diskutim”, shpjegoi Berisha.
Berisha u shpreh më tej se diktaturat nuk e kanë të gjatë, ndërsa vuri në dukje se Ramën e pret fundi.
Të jeni të sigurtë, se Edi Ramën McGonigali nuk do ta lëshojë. Dhe përveç McGonigalit, janë kapot e Sinaloas të Meksikës, të cilët Presidenti Trump i shpalli organizata terroriste, kartele, etj. Ndaj, dhe siç ua kam thënë për ta mbyllur këtë histori: diktaturat nuk kanë jetë të gjatë, Edi Ramës i erdhi fundi! Një fund i merituar, një fund i turpshëm, një fund i pashmangshëm.
/rtsh.al/