RTSH 24 Live

Politikë

Apeli lë në burg Ilir Metën, Kryemadhi: SPAK i papërgatitur, e kemi betejën ballë për ballë   

3 orë para

Apeli lë në burg Ilir Metën, Kryemadhi: SPAK i papërgatitur, e kemi betejën ballë për ballë   

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Metën dhe “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, kjo e fundit reagoi për mediat duke deklaruar se argumentet e prokurorëve të SPAK janë të falsifikuara.

Sipas saj, prokurorët ishin krejt të papërgatitur, ndërsa shtoi se betejën me drejtësinë do e zhvillojë ballë për ballë.

Prokurorët ishin të papërgatitur ndaj fakteve dhe dokumenteve që erdhën nga Çekia dhe Austria.

Metodologjia dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Argumentet që ngrinin ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikim.

Kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga SPAK donte të falsifikonte me keqdashje deklarimet e pasurive tonë.

Rezulton se edhe sa i përket letër porosive të dërguara nga SHBA, ka një deklaratë të rremë për të cilin ligjin federal i SHBA i dënon me 5 vjet.

Prokurorët ishin të papërgatitur. Beteja nuk është sapo ka filluar, por është ballë për ballë. Do të përballemi me sistemimet e drejtësisë dhe ato ndërkombëtare”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo vuri në dukje se çështja e deklarimit të pasurisë për Ilir Metën ka rënë dhe se SPAK ka gënjyer për pagesat e kryera nga çifti Meta-Kryemadhi. 

"Meta, në letrat që i paraqita dhe gjyqtares, i bie automatikisht çështja e deklarimit të pasurisë, pasi në faqen 141 të akuzës ku thuhet se zoti Meta ka bërë një operacion në Vjenë 7300 euro, ne kemi deklaruar 14 mijë euro pakësimin e gjendjes cash, prokuroria e ka vënë në mënyrë të qëllimshme për ta quajtur diferencën shkelje ligji.

Për një pagesë tjetër SPAK ka gënjyer sërish sikur Mirza Alibeaj ka paguar për Ilir Metën 7930 euro nga letër porosia që ka ardhur nga Vjena del që SPAK ka gënjyer sepse i ka paguar për vetën e saj.

Këto janë vetëm dy fakte për të cilat akuzohet Meta për deklarimet e pasurisë, të gjitha të tjerat kanë të bëjnë me mua. Çështja e deklarimit të pasurisë së Ilir Metës është zero, ka rënë”, tha më tej Kryemadhi.