Duke nisur nga viti i ardhshëm ,anijet që përdoren për peshkim në Shqipëri do të duhet të instalojnë në bordin e tyre një sistem automatik identifikimi (AIS), njofton Scan TV.
Ndryshimet në ligjin për peshkimin parashikojnë se ky detyrim duhet të përmbushet individualisht nga zotëruesit e anijeve.
Duke filluar nga data 1 janar 2025 ky detyrim duhet të plotësohet për anijet e peshkimit me gjatësi mbi 24 metra.
Ndërkohë, duke filluar nga data 1 qershor 2025 për anijet e peshkimit me gjatësi 18-24 metra dhe duke filluar nga data 1 janar 2026 për anijet e peshkimit me gjatësi 15-18 metra.
Synimi i kësaj nisme është të luftohet peshkimi i paligjshëm, i paraportuar dhe i parregulluar. Por ajo synon dhe ngritjen e një sistemi monitorimi me bazë satelitore për aktivitetet e peshkimit të anijeve të peshkimit me flamur shqiptar kudo që mund të jenë ato anije, si dhe të aktiviteteve të peshkimit të këtyre anijeve në ujërat ndërkombëtare.
Sipas Scan TV
/ rtsh.al /