RTSH 24 Live

Aktualitet

Anija “Oriku” shpëton 19 emigrantë në bordin e një gomoneje

08/10/2024

Anija “Oriku” shpëton 19 emigrantë në bordin e një gomoneje
 

Anija shqiptare “Oriku”, pjesë e misionit në Detin Egje, në bashkëpunim me rojën bregdetare greke dhe atë turke, i ka ardhur në ndihmë një gomoneje me 19 emigrantë me kombësi të ndryshme nga Lindja e Mesme.

Lajmi u bë i ditur nga Forca Detare, e cila theksoi se “emigrantët u morën nga Roja Bregdetare Turke në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan për procedurat e mëtejshme”.

Në korrik të këtij viti anija shqiptare “Oriku” gjatë patrullimit në detin Egje shpëtoi edhe një gomone në vështirësi me 20 persona në bord.

/ rtsh.al /