Voyager 1, anija kozmike më e largët nga Toka, e cila aktualisht është 14 miliard milje larg, ka zbuluar tingullin e universit. Anija, e cila u lëshua 44 vjet më parë, ka instrumente që kanë regjistruar “dronin konstant” të plazmës. Kjo është gjendja e katërt e materies e cila përbën 99.9% të universit. Zhurmat e çuditshme janë si efektet speciale të një filmi fanta-shkencor dhe u identifikuan në të dhënat që mbërrinin nga jashtë sistemit tonë diellor.
Kuriozitete
Anija kozmike 14 miliard milje larg Tokës dërgon tinguj misteriozë nga një galaktikë tjetër
11/05/2021