Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka bërë me dije se në fokus të takimit ka qenë diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe integrimi europian.
“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal.
Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.
Falenderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë”, shkruan Osmani.
/rtsh.al/