Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka urdhëruar një ndryshim në udhëheqjen e forcave të armatosura të vendit, tha sot Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.
Ai njoftoi në Telegram se gjenerali Andriy Hnatov, më parë zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, tani është shefi i ri i tij.
”Hnatov do të rinovojë dhe përmirësojë strukturën komanduese të forcave të armatosura në të gjitha nivelet”, tha Zelensky.
”Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Anatoliy Barhylevych, do të bëhet inspektori i ri i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes”, thuhet në postim.
Asnjë arsye zyrtare nuk u dha për riorganizimin.
Megjithatë, forcat e armatosura të Ukrainës kanë pasur pengesa të konsiderueshme në luftën kundër Rusisë në javët e fundit.
Përveç humbjeve territoriale në lindje të vendit, trupat ukrainase janë tërhequr kohët e fundit edhe nga rajoni perëndimor rus i Kurskut.