RTSH 24 Live

Kulturë

Ana Bushgjokaj triumfon në “Luleborë”, suksesi i dytë pas atij të vitit 2022

03/11/2024

Ana Bushgjokaj triumfon në “Luleborë”, suksesi i dytë pas atij të vitit 2022

Edicioni i nëntë i festivalit “Luleborë” kurorëzoi si fituese baladën “Nuk lulëzon pa Zot” të kantautores Ana Bushgjokaj. Për këtë të fundit, suksesi në “Luleborë” është i dyti pas atij të dy viteve më parë. Kënga është dedikim për një person zemre që nuk jeton më.

Ky festival pasuroi me 15 krijime të reja, fondin e artë të muzikës së qytetit.

Artan Bakija nga Gjakova u vlerësua nga juria e festivalit me Çmimin “Simon Gjoni”, kompozitorit të këngës Luleborë

Me çmimin e dytë të festivalit u vlerësua një tjetër baladë, ajo e artistit nga Kosova, Ermal Demiri me këngën “Me mujt” ndërsa çmimin e tretë, juria e shpalli për këngëtaren më të re të festivalit Ea Zoga me këngën “Të ngjashëm”.

Më herët gjatë kësaj mbrëmje u vlerësua me Çmimin e Karrierës edhe artisti 89-vjeçar, Gjokë Vata.

Festivali “Luleborë” do të vijë i plotë në rrjetin e RTSH në ditët në vijim.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/