RTSH 24 Live

Politikë

Amnistia Penale dhe Komisioni i posaçëm për Dizinformim, gazetarja e RTSH sjell detaje nga mbledhja e grupit të PS

02/04/2024

Amnistia Penale dhe Komisioni i posaçëm për Dizinformim, gazetarja e RTSH sjell detaje nga mbledhja e grupit të PS

Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të martë mbledhjen e grupit parlamentar, ku janë diskutuar një sërë çështjesh, të cilat do i nënshtrohen dhe veprimtarive parlamentare gjatë javës.

Sipas gazetares së RTSH-së Rugova Dunisha, në fokus të diskutimeve ka qenë Amnistia Penale e cila pritet të futet në rend dite ne seancën plenare të së enjtes.

Megjithatë duhet pritur dhe dakordësia e Rithemelimit, për ta çuar më pas Amnistinë në Kuvend që të votohet, pasi kjo është dhe pjesë e marrëveshjes së vendosur pak javë më parë mes Rithemelimit dhe PS-së.

Po në këtë mbledhje është diskutuar edhe për komisionin e posaçëm të propozuar nga Partia Socialiste, kërkesë e depozituar në Kuvend për ngritjen e një komisioni të posaçëm për dizinformimin.

Në thelb të këtij komisioni është identifikimi i influencave të huaj që ndikojnë në demokracinë e vendit përmes mediumeve të ndryshme që janë mediat tradicionale dhe rrjetet sociale.

/rtsh.al/