Kryetari i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi në një deklaratë për media, pas tërheqjes së mazhorancës nga votimi sot i pr.ligjit për Amnistinë Penale, u shpreh se Partia Socialiste i ka votat solide. Arsyeja e tërheqjes, sipas Çuçit lidhet me gatishmërinë e PS-së për të miratuar një ligj edhe me konsensusin e opozitës.
“Në emër të grupit parlamentar e tërhoqa ligjin nga axhenda e sotme në respekt të traditës së deritanishme që ligji të votohet me konsensus. përfituesit e ligjit për amnistinë janë shqiptarë, njerëz të thjeshtë që duhet të përfitojnë. Qëndrimin e Lulzim Bashës e keni dëgjuar dje. Ne i kemi solide votat tona.
PS i ka votat dhe janë solide. Ka dhe të tjerë brenda parlamentit që e votojnë amnistinë. Ne jemi të duruar për të respektuar traditën. Do shohim ç’do ndodhë në ditët në vijim.
Thashë sot e tërhoqëm në respekt të traditës për ta votuar me konsensus.
84 vota për të votuar amnistinë janë gjithmonë në Parlament”, tha ai.
Çuçi u shpreh më tej se shpreson së opozita të reflektojë për t’i dhënë shqiptarëve një ligj nga i cili përfitojnë këta të fundit.
“Publiku e ka kuptuar kush e ka seriozisht për të gjithë ligjet e vendimet që marrim në Parlament. shprehja më e qartë është dita e sotme. Në momentin kur ka përfitues që janë përfaqësues të PD, dukshëm si grupimin i PD-së, dhe për interesa personale, dhe për shkak të luftës së tyre të brendshme politike dhe manisë për të bërë politikë me gjëra të vogla, ata kanë qëndrimet e tyre që besoj se përballë shqiptarëve do reflektojnë”, u shpreh ai.
/rtsh.al/