RTSH 24 Live

Botë

Ambasadorja Kumbe: Orët në vijim janë vendimtare. Shqiptarët në Izrael janë shumë mirë

15/04/2024

Ambasadorja Kumbe: Orët në vijim janë vendimtare. Shqiptarët në Izrael janë shumë mirë

Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe në një lidhje të drejtpërdrejtë nëpërmjet “Skyp” për emisionin  “3D” të Alban Dudushit’  deklaroi se, “shqiptarët që ishin për arsye pune apo studimesh në Izrael janë tashmë të kthyer në Shqipëri”

Sipas ambasadores, “dy personat e fundit në një samit të Teknologjisë largohen nesër pasdite nga territori i Izraelit. Ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve që jetojnë këtu janë mirë dhe nuk kanë kërkuar të kthehen”.  

Duke komentuar situatën më të fundit në Izrael, ambasadorja Kumbe  tregoi se jeta vazhdon normalisht.

Por sipas saj, pavarësisht se tensioni politik është i lartë dhe orët në vijim priten të jenë vendimtare, jo vetëm për Izraelin por dhe për rajonin.

“Nga reagimet e Netanjahu kuptohet që është marr vendimi që do ti përgjigjen sulmit të Iranit por nuk janë bërë të ditur mënyrat dhe koha e përgjigjes.  Por ajo që është bërë e qartë është fakti që është fakti se nuk do të provokohet një incident apo përshkallëzim që do të destabilizonte rajonin” deklaron ambasadorja.

 

/rtsh.al/