RTSH 24 Live

Politikë

Ambasadorja e BE takon Celibashin: Forcimi i procesit zgjedhor çon vendin drejt integrimit të plotë

27/09/2022

Ambasadorja e BE takon Celibashin: Forcimi i procesit zgjedhor çon vendin drejt integrimit të plotë

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann ka zhvilluar një takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin. Në fokus të bisedës ka qenë pikërisht mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe forcimi i procesit zgjedhor për një proces demokratike ku të respektohet vota e zgjedhësve.

Hohmann theksoi se BE do të punojë për forcimin e procesit zgjedhor në Shqipëri që do e çojë vendin përpara drejt integrimit të plotë në familjen europiane.

“Kënaqësi të takoja Komisionerin Ilirjan Celibashin dhe të dëgjoja për prioritetet e ardhshme të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. KQZ-ja luan një rol kyç në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. BE do të vazhdojë të mbështesë forcimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, si pjesë e rrugës së pranimit të vendit në BE”, shkruan ambasadorja Hohmann.

Teksa vendi përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në 2023, në Kuvend është ngritur komisioni për Reformën Zgjedhore për plotësimin dhe ndryshimin e saj.

Komisioni për reformën zgjedhore u miratua në shkurt të këtij 2022, por si PD edhe PS nuk kanë paraqitur asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

/rtsh.al/