RTSH 24 Live

Televizion

Ambasadori Storm uron Kokëdhimën: Uroj që ju të jeni fituesja e Eurovizionit! 

27/04/2024

Ambasadori Storm uron Kokëdhimën: Uroj që ju të jeni fituesja e Eurovizionit! 

Suedia uron që Shqipëria të jetë fituesja e Eurosong 2024. Ambasadori i Suedisë në Tiranë Niklas Strom ja ka përcjellë këtë urim përfaqësueses së Shqipërisë në festivalin europian të këngës Besa Kokëdhima,fituese e çmimit të publikut në Festivalin e 62-të këngës në RTSH, gjatë një takimi mes tyre në Tiranë. 

Me këngën “Titan”, Besa Kokëdhima do të ngjitet në skenë më 9 maj, krahas përfaqësuesve të 15 shtete të tjera.

Diplomati suedez Strom së bashku me Besën kanë shprehur dëshirën për të patur sa më shumë bashkëpunime mes artistëve suedezë dhe atyrë shqiptarë. 
Ata kanë diskutuar edhe rreth suksesit të muzikës suedeze në botë përmes grupeve aq të dashura të shqiptarëve si ABBA e Roxet,  si dhe për ndryshimet dhe ngjashmeritë mes skenës muzikore shqiptare dhe asaj suedeze

"Muzika është një nga mënyrat më të mira për të bashkuar njerëz nga e gjithë bota dhe Festivali Europian është një forcë e rëndësishme bashkuese. Uroj që ju e jeni fituesja e Eurovizionit". 

Gazetare Xhilda Konçi

/ rtsh.al /