RTSH 24 Live

Politikë

Ambasadori i BE-së: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë

22/04/2024

Ambasadori i BE-së: Mbështesim institucionet e reja të drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka deklaruar se BE mbështet plotësisht institucionet e reja të drejtësisë.

Gonzato vuri në dukje se drejtësia e dhënë në kohë, në mënyrë efektive dhe transparente është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. Për këtë arsye ai theksoi se Bashkimi Evropian do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi.

Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët.

Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Në takimin e projektit BE për Drejtësinë, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre.

Drejtësia e dhënë në kohë, në mënyrë efektive dhe transparente është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. Bashkimi Evropian do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi”, ka theksuar ai.

/rtsh.al/