RTSH 24 Live

Kulturë

Alpet madhështore të Shqipërisë, francezja prej 14 vitesh ka zgjedhur të jetojë mes maleve

22/09/2023

Alpet madhështore të Shqipërisë, francezja prej 14 vitesh ka zgjedhur të jetojë mes maleve

Alpet ndër vite kanë tërhequr njerëz të shumtë madje ka pasur raste kur ato edhe pse kanë shkelur për herë të parë kanë vendosur të mos i braktisin më kurrë si rasti i francezes Martine Wolf që prej 14 vitesh ajo jeton mes Alpeve, është e dashuruar me to ndaj edhe i promovon në mënyrë të vazhdueshme ndërsa bën apel për mbrojtjen e kësaj mrekullie natyrore.

"Mua më pëlqen kultura tradicionale, e cila nuk ekziston kurrkund tjetër. Më pëlqen kjo mrekulli e natyrës, por është shumë në rrezik zhdukjeje. Unë do të bëja një thirrje: ju lutem turistëve, qytetarëve ta ruajnë këtë bukuri të natyrës, këtë biosferë, se nuk ekziston veçse në shumë pak vende të botës," thotë Wolf.

Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit).

Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 për qind të tij.

Lartësia mesatare e tyre mbi nivelin e detit arrin në 1.500 m. Këtu ndodhen shumica e majave të Shqipërisë me lartësi mbi 2.000 m.

Gazetar M. Gjini 

/RTSH/