RTSH 24 Live

Politikë

Alibeaj i përgjigjet Ramës: Po bën pazar për Reformën Zgjedhore

13/03/2024

Alibeaj i përgjigjet Ramës: Po bën pazar për Reformën Zgjedhore

“Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore”. Kjo ka qenë përgjigja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se “nuk po bën pazare me non grata”.

Alibeaj thotë se edhe në 2008, Rama e bëri pazarin me non gratën dhe se ato nuk duan të ndryshojnë këtë Kod Zgjedhor pasi i kërkojnë mandatet në tavolinë.

“Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar! Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e bëri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë. Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!’- shkruan Alibeaj në platformën X.

Më herët kryeministri Rama tha se “pazari me ‘non grata’ nuk ekziston”, si përgjigje të akuzave pas arritjes së dakordësisë mes PS-së dhe Rithemelimit për kthimin e normalitetit në Kuvend. Rama shtoi se ata kishin refuzuar deri dje ngritjen e komisioneve hetimore, për shkak se kërkesa nuk ishte bërë sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

/rtsh.al/