RTSH 24 Live

Botë

Alibali: Irani ishte i bindur që do dështonte

15/04/2024

Alibali: Irani ishte i bindur që do dështonte

Analisti Neritan Alibali shprehet se Irani sulmoi Izraelin me bindje që do të dështonte, kjo sipas tij pasi Irani e njeh mirë kupolën mbrojtëse të Izraelit.

I ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit, Alibali theksoi se të gjithë aksionin e Iranit e sheh më tepër si operacion për konsum të brendshëm, brenda shtetit të tij.

“Nëse shohim dinamikën e ngjarjeve të fundit, shohim se Irani njofton fuqitë e mëdha se do ndërmarri një sulm kundrejt Izraelit dhe organizon  një sulm i cili edhe vetë e dinte që do të dështonte sepse ne e njohim kupolën e hekurt të Izraelit, por padiskutim që më mirë e njeh Irani. Kjo e fundit njeh të gjithën kupolën e mbrojtjes së Izraelit, pasi ka tre nivele të mbrojtjes të cilat godasin në hapësirë të gjitha sulmet që bëhen në vende të tjera. Ajo që unë shoh në të gjithë këtë aksion të Iranit është më tepër operacion për konsum të brendshëm, brenda shtetit të tij", tha Alibali.

/rtsh.al/