Juristi Neritan Alibali, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se për anëtarësimi në BE, kërkohet një pakt kombëtar dhe se është fitore shkëputja e vendit tonë nga Maqedonia e Veriut.
Sipas tij, kemi të bëjmë me një dokument që përfaqësuesit e BE e mbajnë në tavolinë, që trajton korrupsionin, i cikli vlerësohet se është problemi që zë vend më shumë në këtë dokument, sepse shtrirja është e gjerë.
“Reforma në Drejtësi vlerësohet si histori suksesi, si dhe arrestimi dhe hapja e çështjeve penale mbi zyrtarët e lartë. Problemi i pronave, liria e mediave, marrdhëniet pozitë dhe opozitë, janë probleme që Shqipëria duhet t’i përballojë. Hapja negociatave është sukses, por është hapi i parë, kapitulli i parë. Edhe Mali i Zi i ka hapur në 2011 negociatat, por është ende në gjysmë të rrugës. Na ka favorizuar edhe vullneti i BE-së në kuadër të zhvillimeve ndërkombëtare. Është fitore shkëputja nga Maqedonia e Veriut sepse kishte shumë ngatërresa nëpër këmbë. Shqipëria ka nevojë për një Pakt Kombëtar midis të gjithë aktorëve. Anëtarësimi në 2030 më duket si slogan politik, e parealizueshme sepse nuk varen të gjitha gjërat nga ne.”, tha Alibali.
/rtsh.al/