Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Prrenjas- Librazhd. Nga të dhënat e para ,mësohet se të enjten në mbrëmje rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Prrenjas-Librazhd", automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen I. H., 32 vjeçe.
“Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/