RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident në Kurbin, humb jetën fëmija 2 vjeç, plagosen 2 persona

24/01/2023

Aksident në Kurbin, humb jetën fëmija 2 vjeç, plagosen 2 persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Kurbin, ku një i mitur, 2 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, ku janë përplasur dy automjete. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe një pasagjere, ndërsa fatkeqësisht 2-vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, teksa grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur " Kryqëzimi i Fushe Kuqes", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjerja I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë. 

/rtsh.al/