Një 17-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e të dielës (27 tetor), në fshatin Dukagjin i Ri të Krujës.
Mësohet se një 22-vjeçar, i cili po lëvizte me motor ka goditur një 17-vjeçar duke i shkaktuar plagë të rënda. Për pasojë, 17-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. 22-vjeçari është shoqëruar në Komisariat.
/rtsh.al/