RTSH 24 Live

Kronika

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, 4 të plagosur

07/05/2021

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, 4 të plagosur

Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi këtë të premte paradite në aksin Shkodër-Lezhë.
Tre makina janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, ku si pasojë mbetën të plagosur 4 persona. Të gjithë të plagosurit kanë qënë në një mjet, drejtuesi dhe tre pasagjere.4 
"Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, janë përfshirë  në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet.Drejtuesit e dy mjeteve të tjera  shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes".