RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Aksident me viktima në Konispol

16/03/2021

Aksident me viktima në Konispol

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Krane-Konispol. Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Fatkeqsisht vetë drejtuesi ka humbur jetën, ndërsa tre pasagjerë janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Policia po heton rrethanat e aksidentit.