Tre persona kanë humbur jetën në Kosovë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, ndërsa viktimat janë të moshës rreth 20-vjeçare.
Teksa citon një zëdhënës të Policisë, RTK shkruan se aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00, ku dy automjete po zhvillonin një garë shpejtësie. Njëri prej automjeteve ka goditur qytetarët të cilët po ndiqnin nga afër këtë garë.
Fatkeqësisht, përplasja rezultoi fatale për 3 prej tyre, ndërsa shoferi është arrestuar. Më shumë detaje rreh aksidentit nuk dihen ende, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
/rtsh.al/