RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident fatal në Këlcyrë-Përmet, automjeti bie në lumin Vjosa, humbin jetën 8 persona

02/04/2024

Aksident fatal në Këlcyrë-Përmet, automjeti bie në lumin Vjosa, humbin jetën 8 persona

Tetë persona kanë humbur jetën orët e para të mëngjesit të kësaj të marte (2 prill) si pasojë e një aksidenti fatal në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se drejtuesi i një automjeti tip Benz ka humbur kontrollin mbi mjetit duke dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. 8 persona, shatë prej të cilëve dyshohet se janë nga vendet e treta, dhe shoferi nga Shkodra, kanë ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, i cili humbi jetën së bashku me 7 klandestinët të cilët po transportonte, nga nxitimi për t’i shpëtuar policisë, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke rënë në anë të lumit Vjosë.

Sipas informacioneve, drejtuesi i mjetit mësohet se do i dërgonte emigrantët drejt shtetit helen për t’i kaluar ata ilegalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

/rtsh.al/