RTSH 24 Live

Sociale

Akreditohen 250 qendra shëndetësore 

08/02/2023

Akreditohen 250 qendra shëndetësore 

Një tjetër qendër shëndetësore i është shtuar listës së qendrave te rehabilituara nga programi kombëtar i rehabilitimit të qendrave shëndetësore.
"Qendra shëndetsore Balldren është rehabilituar falë programit të qeverisë shqiptare për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore, ndërsa në fazën e dytë të këtij programi janë rehabilituar 40 qendra dhe për  2023 do të rehabilitohen 60 qendra të tjera shëndetësore ", tha Manastirliu. 
Si  qendër e re , automatikisht ka kaluar edhe procesin e verifikimit dhe atë të akredimit.

"Eshtë një qendër e akredituar, pra e ka kaluar procesin e verifikimit gjatë vitit 2022, duke u akredituar për një periudhë 5-vjeçare. Janë në të gjithë vendit mbi 250 qendra shëndetësore dhe ambulanca të akredituara, që do të thotë që shërbimi ofrohet me një garanci të shtuar, por edhe me një siguri të shtuar për qytetarët dhe pacientët që marrin shërbime"- tha Manastirliu. 

Në qendrën shëndetësore të Balldrenit, Ministrja Manastirliu ndoqi nga afër edhe procesin e vaksinimit me vaksinën kundër HPV, ku tha se ky program kombëtar i shtohet programeve që kontribuojnë direkt në parandalimin e sëmundjeve dhe ruajtjen e shëndetit të popullatës. Ajo theksoi se fokusi do të jetë tek mbështetja e personelit mjekësor me trajnime, ndërsa rikujtoi edhe  rritjen e pagave me 7% këtë vit për 19 mijë mjekë dhe infemierë të sistemit shëndetësor publik.

/ rtsh.al /