AfD vazhdon të rritet në Gjermani, sipas një sondazhi që i jep deri në 22% partisë së ekstremit të djathtë. Ndërsa CDU dhe CSU humbasin nga një pikë përqindje dhe qëndrojnë në 30%.
Liberalët e FDP-së qëndrojnë në 4% dhe, për rrjedhojë, nën pragun për marrjen e deputetëve. Linke është gjithashtu jashtë parlamentit. Sipas Insa që kreu edhe sondazhin, SPD është ende forca e tretë me 16%, pastaj janë të Gjelbërit me 14%, ndërsa lëvizja e Sahra Wagenknecht humbet një pikë, por ndryshe nga sondazhet e tjera, kalon pragun e 5%.
Për institutin që kreu sondazhin, rritja e Afd është një problem për CDU-në sepse konservatorët dhe ekstremistët mbledhin mbi 50% të votave dhe kjo mund të dëmtojë zgjedhjen e Friedrich Merz, kandidatit konservator, i cili përjashton çdo formë bashkëpunimi me Afd. Bild i quajti të dhënat e publikuara “të rrezikshme”.
Weidel zgjidhet unanimisht kandidate për kancelare nga AfD
Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD zgjodhi unanimisht Alice Weidel, si kandidate për kancelare përpara votimit më 23 shkurt, gjatë kongresit në Riesa në Saksoni. Zgjedhjet u zhvilluan me ngritjen e dorës.
“A doni të dini se çfarë do të ndodhë këtu kur të jemi ne që qeverisim? Do mbyllim studimet gjinore dhe do t'i dëbojmë këta profesorë!”, tha kandidatja. Më pas ajo premtoi një 'ri-migrim', një 'riatdhesim në shkallë të gjerë për ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë. Së fundi, faleminderit Elon Musk i cili transmeton kongresin tonë, në mënyrë që të gjithë të shohin se çfarë politikash bëjmë. Liria e fjalës! Ne mbrojmë lirinë e shprehjes në këtë vend"., tha ajo.
/rtsh.al/