RTSH 24 Live

Botë

Aeroplan mbajtësja kineze pranë Taivanit, ishulli i vetëqeverisur vendos ushtrinë në "gatishmëri të lartë"

13/10/2024

Aeroplan mbajtësja kineze pranë Taivanit, ishulli i vetëqeverisur vendos ushtrinë në "gatishmëri të lartë"

Ushtria e Tajvanit është vendosur këtë të dielë në "gatishmëri të lartë" pasi zbuloi se një aeroplanmbajtëse kineze po lëvizte në jug të ishullit. Njoftimin e bëri ministria e mbrojtjes së Tajvanit, duke thënë se “aeroplanmbajtësja kineze Liaoning ka hyrë në ujërat pranë ngushticës së Bashit dhe po shkon drejt Paqësorit perëndimor”.

Taipei zyrtar vuri në dukje se ushtria mbetet “në gatishmëri të lartë dhe madje e gatshme të reagojë nëse është e nevojshme”, shkruajnë mediat e vendit. Pekini, i cili e konsideron Tajvanin një provincë kineze, ka rritur presionin e tij ushtarak dhe politik mbi ishullin vitet e fundit. 

Me rastin e ditës kombëtare të Tajvanit, presidenti Lai Ching-te tha të enjten se do t'i "rezistojnë aneksimit" të ishullit. Pekini, i cili e përshkruan Lai si një "separatist", iu kundërpërgjigj duke paralajmëruar se "provokimet e presidentit tajvanez do të shkaktojnë katastrofë për popullin e tij”.

/RTSH/