RTSH 24 Live

Rajon

Abuzojnë me vendin e punës - Kryeministri shqiptar i RMV-së Talat Xhaferi “kap mat” punonjësit

23/02/2024

Abuzojnë me vendin e punës - Kryeministri shqiptar i RMV-së Talat Xhaferi “kap mat” punonjësit

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka mungesë organizimi për të bërë ndryshimin e dokumenteve personale të skaduara të qytetarëve, dhe këtë e konfirmoi vetë kryeministri teknik shqiptar, Talat Xhaferi i cili vizitoi pa paralajmërim këtë institucion. Madje ai pati edhe një përplasje verbale me një nga të punësuarit, të cilin e gjeti në një zyrë tjetër duke pirë kafe.

Pas inspektimit Xhaferi tha se do të kërkojë llogari nga Ministri i Brendshëm dhe zëvendësi i tij. Sipas informacioneve, kryeminsitri Xhaferi do të ispektojë shumë institucione shtetërore për të parë gjendjen aktuale, pasi thuhet se shumë administratorë nuk shkojnë fare në vendin e punës.

/RTSH/