Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi për popullin shqiptar, lidhur me 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ambasada amerikane thekson se ky 80-vjetor është një moment për të nderuar sakrificat e atyre që i dhanë formë dhe bënë historinë e Shqipërisë si dhe një moment kujtimi për paqen dhe lirinë e arritur prej tyre.
“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore - kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan ambasada e SHBA-së.
Këtë 29 nëntor Shqipëria shënon edhe 80-vjetorin e Çlirimit, ku homazhet përqendrohen në nderimin e heronjve të popullit në Varrezat e Dëshmorëve.
/rtsh.al/