Në teatrin Bylis në Fier mbrëmja e parë e festivalit “Apollon” nisi me dramën “7 Minuta” me regji të Driada Dervishit dhe interpretimin e një kaste prej 11 aktorësh, mes të cilëve emra të njohur të skenës shqiptare si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku ,Anila Bisha.
Një shfaqje teatrale që trajton dinjitetin dhe të drejtat e punëtoreve, të një fabrike tekstilesh. Shfaqja trajton një ditë pune dhe përpjekjet heroike të grave për të mos humbur të drejtat e tyre në punë. Pas shfaqjes regjisorja Driada Dervishi veçon me emocion.
Në shtatë netë të Festivalit mbarëkombëtar të aktrimit , do tëinterpretojnë trupa profesionistë nga Shqipëria dhe Kosova. Ky festival në edicionin e tij të 15-të i dedikohet aktorit. Risi do të jenë çmimet” In Memorium” për dy artistët simbol të teatrit Fatos Sela dhe Hajrie Rondo si dhe dy çmimet e karrierës.
/RTSH/