RTSH 24 Live

Aktualitet

6 këshilla drejtuar shoferëve për udhëtimin me kujdes në ditët me mot të acartë

17/01/2021

6 këshilla drejtuar shoferëve për udhëtimin me kujdes në ditët me mot të acartë
Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë disa këshilla për  drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë.

Në një kohë kur shumë nga rrugërt janë "pushtuar" nga dëbora dhe ngricat, DPSHTRR ka dhënë 6 këshilla shumë të vlefshme:

"1.Verifikimin që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur; Përdorimi i antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit;

2. Qarkullimi vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit;

3. Mbajtja gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)

4. Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin;

5. Mos kryerja e manovrave të nxituara veçanërisht në prani të dëborës;

6. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit", thuhet në njoftim.