RTSH 24 Live

Aktualitet

476 studentë nisin studimet master në Universitetin e Korçës

23/11/2020

476 studentë nisin studimet master në Universitetin e Korçës
universiteti i Korçës

476 studentë nisin sot vitin akademik 2020-2021 për programet e ciklit të 2 master, viti i parë. Si në programet e tjera të studimit edhe masteri do të zhvillohet online, për shkak të kushteve të krijuara. Ditën e sotme pjesa më e madhe e studentëvë kanë pasur takim me dekanët e fakulteteve përkatëse për tu njohur me platformën e cila ju jep akses për të zhvilluar mësim në klasa virtuale. Java e parë e mësimit do të jetë kryesisht javë përgatitore për mësimin online. Studentët duhet të paraqiten pranë sekretarive përkatëse, duke filluar nga dita e sotme  për të marrë kredencialet me të cilat do të logohen në paketën MICROSOFT OFFICE 365.  

Burime pranë rektoratit të këtij Universiteti bëjnë me dije se këtë vit numri I studentëvë është I kënaqshëm duke marrë parasysh dhe kushtet e krijuara nga pandemia. Deget  më të preferuara të cilat kanë dhe numrin më të lartë të të regjistruarve janë, Infermjeristika, mësuesia sidomos dega e gjuhës angleze ka një numër të lartë studentësh master, arsimi fillor, për fakultetin e edukimit dhe mësuesisë. Përsa I përket fakultetit të nayrës dhe shkencave humane dega më e preferuar për këtë vit është ajo e administrim dhe politika sociale.

Në fakultetin e ekonomise për numër të lartë sudentësh renditet dega finance dhe më pas ajo financë-kontabilitet, ku kuotat janë të gjitha të plotësuara. Cilësia  dhe siguria ushqimore është dega me numrin më të lartë të studentëvë master në fakultetin e Bujqësisë. Orarin mësimor studentët jo vetëm të mastërit por dhe të ciklit bachelor e gjejnë në faqen e web-it të këtij universiteti. Në këtë ditë për të gjithë studentët duke munguar ceremonia e fillim viti, rektori Dhimitri Bello përmes rjeteve sociale ka berë urimin e rastit për të gjithë studentët.