RTSH 24 Live

Sociale

3.100 fermerë nga Gjirokastra aplikojnë në skemën kombëtare për bujqësinë

08/11/2024

3.100 fermerë nga Gjirokastra aplikojnë në skemën kombëtare për bujqësinë

Fermerët e qarkut të Gjirokastrës po tregojnë një interes të lartë për të përfituar nga skema kombëtare mbështetëse në bujqësi. Specialisti i bujqësisë, Balil Bineri thotë se së në fazën e parë kanë aplikuar gjithsej 3080 fermer ndërsa në fazën e dytë 20 fermer.

Interesi për skemat kombëtare ka qenë i lartë për këtë vit. Aplikimet kanë qenë për dy periudha, për skemat për pagesat direkte te fermerët ka qenë interes i madh nga ana e tyre. Po ashtu edhe për skemën e naftës ka pasur një interes masiv nga fermerët. Periudha e dytë është duke u mbyllur dhe këto dy ditët e fundit janë skemat e investimeve, ku dhe këtu ka pasur interes nga fermerët", tha ai.

Aplikimet janë të hapura edhe sot ndaj apeli për fermerët e interesuar është që të nxitojnë për të përfituar. Aplikimi kryhet me dorëzimin e dosjeve në zyrat qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

/rtsh.al/