RTSH 24 Live

Aktualitet

28 kandidatë, zyrtarisht hetues të BKH-së. Ambasada Amerikane: Reforma në drejtësi do të ecë përpara

07/05/2021

28 kandidatë, zyrtarisht hetues të BKH-së. Ambasada Amerikane: Reforma në drejtësi do të ecë përpara

Javën e ardhshme 28 kandidatët që kaluan fazat e konkurimit  për hetues të Byrosë Kombëtare do të marrin zyrtarisht emërimin. Ata përfunduan muajin e parë të trajnimit bazë ndërsa i pret faza tjetër ajo e Trajnimit për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës. Më pas 28 hetuesit do të zhvillojnë edhe një periudhë trajnimi me dy institucione të rendësishme të hetimit si ajo e antimafias italiane dhe ajo e FBI amerikane. Për kalimin e kësaj faze reagoi edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila i uroi 28 kandidatët. SHBA thotë se 28 hetuesit e BKH janë duke u trajnuar dhe do të çojnë përpara reformën në drejtësi. “Ne i urojmë fat të mirë të gjithë atyre që kohët e fundit kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të qenë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të BKH-së”, shkruan ambasada.