RTSH 24 Live

Aktualitet

20.73% më shumë turistë në 2024 vizituan Kalanë e Gjirokastrës

06/01/2025

20.73% më shumë turistë në 2024 vizituan Kalanë e Gjirokastrës

Në vitin 2024, Kalanë e Gjirokastrës ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve, duke arritur shifrën prej 262,972 vizitorësh, një rritje prej 20.73% krahasuar me vitin 2023. Ky trend pozitiv pasqyron një interes gjithnjë e më të madh për këtë monument të trashëgimisë kulturore, i cili është një nga atraksionet kryesore të turizmit në jug të Shqipërisë.

Numri i lartë i turistëve gjatë gjithë vitit, është një tregues i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër, duke sjellë përfitime të mëdha ekonomike dhe promovuar më tej qytetin si një destinacion të rëndësishëm turistik.

Kalanë e Gjirokastrës, një objekt i njohur për rëndësinë historike dhe arkitekturore, vazhdon të jetë një nga atraksionet më të vizituara në Shqipëri.

/rtsh.al/