RTSH 24 Live

Politikë

14 maji/ PD akuza Ramës dhe Çuçit: Manipulime me listat e zgjedhësve, kanë zhvendosur mbi 1 mln shqiptarë në adresa të reja

31/03/2023

14 maji/ PD akuza Ramës dhe Çuçit: Manipulime me listat e zgjedhësve, kanë zhvendosur mbi 1 mln shqiptarë në adresa të reja

Partia Demokratike ka akuzuar Ministrinë e Brendshme se ka manipuluar listat e zgjedhësve duke zhvendosur mbi 1 milionë shqiptarë në adresa të reja pa dijeninë e tyre.

Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso, në PD e ka konsideruar këtë si një shkelje të rëndë të kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Ivi Kaso.

Ministria e Brendshme ka manipuluar listat, duke zhvendosur, jo pak por 35% të zgjedhësve të 14 majit. E thënë në numra të saktë: plot 1,276,418 zgjedhës janë zhvendosur në adresa që i di qeveria, por jo qytetarët.

Edhe pse Auditi i Komisionerit Zgjedhor e ka zbuluar dhe theksuar këtë shkelje të rëndë, që minon zgjedhjet, Ministria e Çuçit dhe Ramës, vazhdon me të njëjtin plan që do ta kthente 14 majin, jo në ditë zgjedhjesh, por në një Google Maps që ka marrë virus”, ka theksuar Kaso.

Sipas Kasos, Edi Rama po përsërit teknologjinë e manipulimit të para 20 viteve, kur qeveria sipas tij, manipuloi listat që ai të zgjidhej në krye të Bashkisë.

Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, Kaso vuri në dukje se ndryshimi i qendrës së votimit cenon rëndë sigurinë juridike të zgjedhësve.

Kodi Zgjedhor parashikon qartë procedurat e publikimit dhe njoftimit me shkrim të zgjedhësve, për qendrat e votimit në njësitë përkatëse vendore.

Ndryshimi i qendrave të votimit cënon rëndë parimin e sigurisë juridike të zgjedhësit, dhe ndikon direkt në të drejtën e votës. Zgjedhësit janë njoftuar njëherë më parë për qendrën e votimit, dhe vetem kur të paraqiten në atë qendër, do te mësojnë se u është ndryshuar.

Kjo do të krijojë radhë dhe pështjellim gjatë procesit të votimit dhe, sigurisht, do të ketë efekt duke e vështirësuar apo penguar ushtrimin e të drejtës së zgjedhjes”, ka theksuar Kaso.

Ai shtoi se kjo është një përpjekje për të nxjerrë nga loja sistemin e identifikimit biometrik. Ndërsa iu referua edhe ligjit që sipas tij, shprehet qartë kur evidentohet se “asnjë ndryshim nuk bëhet pa kërkesë e zgjedhesve në zyrën e Gjendjes Civile. Kjo që ka ndodhur është shtrembërim i listës duke manipuluar rregjistrin e gjendjes civile”.

/rtsh.al/