RTSH 24 Live

Aktualitet

12 kandidatë shprehin interes për vendet vakante në KLGJ dhe KLP

05/09/2023

12 kandidatë shprehin interes për vendet vakante në KLGJ dhe KLP

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) pritet të plotësohen me anëtarë të rinj, të cilët tani do u nënshtrohen verifikimit paraprak formal.

KLGJ-ja dhe KLP-ja njoftuan të martën mbylljen e aplikimeve për vendet vakante.

Për KLGJ-në, dokumentacioni i kërkuar është dorëzuar nga kandidatët:

  • Znj. Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • Znj. Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • Znj. Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • Znj. Gentjana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;
  • Z. Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Ndërkohë, për tre vendet vakante në KLP kanë shprehur interes 7 kandidatë:

  • Z. Moisi Duda, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
  • Znj. Afërdita Ndoi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
  • Znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
  • Znj. Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;
  • Znj. Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • Z. Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe
  • Z. Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Administrata e të dyja institucioneve do të vijojë me procesin e verifikimit para se të bëjë shpalljen e kandidaturave zyrtarë.

/rtsh.al/