RTSH 24 Live

Aktualitet

1 vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Hasani: Të lirohen menjëherë dhe pa kushte të gjitha pengjet

07/10/2024

1 vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Hasani: Të lirohen menjëherë dhe pa kushte të gjitha pengjet

Ky 7 tetor shënon 1 vjetorin e sulmit të Hamasit në Izrael, ku përgjatë kësaj periudhë janë shënuar dhjetëra- mijëra viktima nga të dyja palët.

E ndërsa sulmet kanë hyrë në një fazë më të intensifikuar mes palëve, Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në kuadër të 1-vjetorit të përkujtimit të viktimave të sulmit tragjik të 7 tetorit, ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Hasani u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të punojnë drejt një zgjidhje gjithëpërfshirëse që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

“Sot bëhet një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Shqipëria qëndron e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre 🎗️. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, shkruan ministri Hasani në rrjetin social X (ish-Twiter).

/rtsh.al/