RTSH 24 Live

Kulturë

“Zonja e bujtinës”, Suela Bako sjell veprën e autorit të njohur italian Carlo Goldoni

27/03/2024

“Zonja e bujtinës”, Suela Bako sjell veprën e autorit të njohur italian Carlo Goldoni

Komedia “E zonja bujtinës” e autorit të njohur italian Carlo Goldoni është vënë në skenën e rinovuar Black box në akademinë e arteve  me regji te Suela Bakos. Kjo shfaqje për fëmijë  ka sjellë nën interpretimin e aktorëve komedinë e cila edhe pse e shkruar që në shekullin XVIII, ajo përcjell mesazhe emancipuese dhe i flet realitetit tonë.

Në vepër, Mirandolina është pronarja e një bujtine të trashëguar nga babai i saj. E re, tërheqëse, e zgjuar dhe e pavarur, ajo është e pa rezistueshme për burrat. Në bujtinën e saj shfaqen një kont, një markez dhe një kalorës. Cilin prej tyre do të zgjedhë Mirandolina simpatike për t'u martuar? Një tekst i jashtëzakonshëm shkruar nga Carlo Goldoni. Interpretimi i fëmijëve pati interes te larte nga publiku i cili duartrokiti shfaqjen.

/RTSH/