RTSH 24 Live

Politikë

Zgjedhjet vendore të 14 majit, pas “Rithemelimit”, edhe PD-ja e Alibeajt dorëzon në KQZ, listën për anëtarët e KZAZ-ve

29/01/2023

   Zgjedhjet vendore të 14 majit, pas “Rithemelimit”, edhe PD-ja e Alibeajt dorëzon në KQZ, listën për anëtarët e KZAZ-ve

Lista me anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit, duket se është “fërkimi” më i ri në PD, mes “Rithemelimit” dhe grupit parlamentar demokrat të drejtuar nga, Enkelejd Alibeaj.  

Sot, PD ka dorëzuar në KQZ listën e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit. Ka qenë vetë sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ai që zyrtarisht ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe të sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Nga ana tjetër, të premten, ka qenë grupi i “Rithemelimit” të PD-së, i drejtuar nga Berisha, që edhe ai, në emër të PD-së, ka dorëzuar në KQZ, listën me kandidaturat për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve.

Beteja në gjykatë për ligjshmërinë e drejtimit të PD-së, tashmë është transferuar edhe në KQZ, ku debatet janë se cili nga këto 2 grupime do të ketë të drejtën për të pasur anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve për zgjedhjet vendore.

KZAZ-të

Partitë politike që gëzojnë të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore, duhet të dorëzojnë propozimet e tyre dhe dokumentacionin pranë KQZ-së, të cilat do duhet të depozitojnë propozimet dhe dokumentacionin përkatës si më poshtë vijon:

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë:
  • dy anëtarë në çdo KZAZ;
  • anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër çift ose tek;
  • sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër tek ose çift
  1. Partia Demokratike do të propozojë:
  • dy anëtarë në çdo KZAZ;
  • anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek ose çift;
  • sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ-të e renditura me numër çift ose tek.
  • Lëvizja Socialiste për Integrim do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;
  • Partia Social Demokrate do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ;
  • Në shkallë vendi, 30% e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe 30 % e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Demokratike.

/rtsh.al/