RTSH 24 Live

Botë

Zelensky: Tramp të tregojë mënyrën për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

04/07/2024

 Zelensky: Tramp të tregojë mënyrën për t’i dhënë fund luftës me Rusinë

Volodymyr Zelenskyka kërkuar sqarime nga pretendenti për president të SHBA-së, Donald Tramp (o.Trump), për deklaratën që ai bëri për përfundimin e pushtimit rus brenda 24 orëve nëse kurorëzohet president në zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm.

"Nëse Trump e di mënyrën për t'i dhënë fund kësaj lufte, le të na tregojë sot. Nëse ka rreziqe për pavarësinë e Ukrainës, nëse humbim shtetësinë, ne duam të jemi gati për këtë, duam ta dimë”, shtoi presidenti i Ukrainës.

Ish-presidenti republikan i SHBA-së, i cili kandidon për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, ka pohuar në mënyrë të përsëritur se mund t'i japë fund luftës në Ukrainë "brenda 24 orëve" pa dhënë kurrë detaje.

Zelensky u shfaq edhe i gatshëm të takohej me Tramp dhe stafin e tij për të dëgjuar propozimet e tij.

“Duam të kuptojmë nëse në nëntor do të kemi mbështetjen e fortë të SHBA-së apo do të jemi krejt vetëm”, tha Zelensky.

Ish-presidenti Donald Tramp ka deklaruar se ai mund t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orësh, teksa ka vendosur sërish në shënjestër Presidentin Joe Biden për “dobësi” në skenën ndërkombëtare.

"Nëse do të isha president, do të isha në gjendje të negocioja një fund të kësaj lufte të tmerrshme dhe të përshkallëzuar me shpejtësi brenda 24 orëve. Mund të bëhet. Duhet të thuash gjërat e duhura, jo gjërat e gabuara”,ka thënë Tramp.

/rtsh.al/