RTSH 24 Live

Kulturë

Xhamia e Plumbit drejt përfundimit

20/08/2024

 Xhamia e Plumbit drejt përfundimit

Një prej objekteve më të rëndësishme të kultit në Shqipëri, Xhamia e Plumbit në Shkodër, pritet të çelë dyert për besimtarët dhe turistët në fund të vitit. 

Xhamia përbën një ndër objektet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare. Prej disa kohësh ajo i është nënshtruar ndërhyrjes që pritet t’i japë fund problematikës së lidhur me përmbytjen e saj në mënyrë të vazhdueshme. Aktualisht procesi ndodhet në fazën e fundit të tij dhe punimet pritet të përfundojnë në fund të vitit.

Duke qenë Monument Kulture që prej vitit 1948, Xhamia e Plumbit pritet të jetë në fokusin e vizitorëve si një objekt me interes për ta.

Xhamia e Plumbit në Shkodër, e ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati, i përket shekullit të XVIII dhe quhet e tillë për shkak se në kohën e sundimit osman kupolat e saj ishin të veshura me shtresa plumbi. Ajo konsiderohet si një ndër xhamitë më të bukura në botë.

Gazetar Marjo Gjini

/ rtsh.al /