Këto janë ditët e fundit që vogëlushët e kryeqytetit do të ndjekin shfaqjet në sallën Tonin Harapi në Liceun Artistik, apo në salla të ndryshme, por edhe së fundmi në qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri ku u realizua shfaqja “Smërfët dhe Gargamela“ pasi shumë shpejt shfaqjet teatrale për fëmijë do të zhvendosen në Teatrin e Kukullave i cili prej vitit 2021 iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë të godinës ndërsa shumë shpejt pritet të hapen dyert.
Shfaqjet e fëmijëve priten me padurim nga të vegjlit të cilët çdo fundjavë mbushin sallën ndërsa ndjekin me kuriozitet shfaqjet e përgatitura për ta nga trupa teatrore.
Këtë fundjavë vogëlushët e ndoqën shfaqjen nga qendra për Hapje dhe Dialog. “Smërfët dhe Gargamela” përcolli plot mesazhe dhe shumë argëtim me historinë e fshatit magjik të Smërfëve, ku baba smërfi dhe I frikësuari arrijnë të shpëtojnë ditën e cila u shoqërua më këngë dhe vallëzime, nga ana tjetër Gargamela me planet e tmerrshme nuk ia del të trazojë fshatin magjik.
Gazetare: K.Kule
/RTSH/