RTSH 24 Live

Aktualitet

“Skenarë luftimi”, Vengu: Përfundon misioni i efektivëve të FA në Bullgari

4 orë para

“Skenarë luftimi”, Vengu: Përfundon misioni i efektivëve të FA në Bullgari

Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit të IV “FLF BGR” në Bullgari përmbylli me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka bërë publike pamjet nga stërvitja e Forcave të Armatosura, teksa shprehet se efektivët kanë treguar profesionalizëm dhe përgatitje të lartë.

 “Gjatë dislokimit në Camp Novo Selo, treguan teknika të shkëlqyera në skenarin e luftës. Në bashkëpunim me forcat aleate të NATO-s, efektivët tanë shfaqin profesionalizëm dhe dëshmues të lartë, duke u lidhur me Shqipërinë për sigurinë e miqve të tyre në rajon”, përfundon ministri Vengu.

 

/rtsh.al/