RTSH 24 Live

Aktualitet

Shtuni: Kur do të godasë Izraeli? Netanjahu, i interesuar që përplasja të vazhdojë

15/04/2024

 Shtuni: Kur do të godasë Izraeli? Netanjahu, i interesuar që përplasja të vazhdojë

I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi, Eksperti i Sigurisë, Adrian Shtuni shprehet se sulmi i Iranit, tregon që lufta sapo ka filluar pasi sipas tij nuk është më çështja nëse do të godasë Izraeli, por kur, ku dhe si do të ndërmarri këtë veprim.

Sepse kjo nuk ishte një goditje e thjeshtë edhe pse disa vende u angazhuan të dalin në krah të ndalimit të përshkallëzimit të konfliktit sepse do të preken të gjithë. Konflikti prek të gjithë, do të ndikojë në rritjen e çmimit të naftës”, tha ai.

Shtuni shprehet se sipas këndvështrimit të tij, kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu është i interesuar që përplasjet të vazhdojnë pasi në të kundërt ai jo vetëm humbet pushtetin, por rrezikon edhe burg.

Netanjahu ka interes që lufta të vazhdojë sepse nëse mbaron konflikti ai jo vetëm që nuk do të jetë më në pushtet, por do të shkojë në burg. Ka disa gjyqe të hapura plus dhe probleme të tjera. Ai ka treguar në mënyrë të vazhdueshme një sjellje e cila ka qenë problematike për sigurinë e Izraelit. Ajo që ndodhi më 7 shtator nuk do të harrohet lehtë. Është i interesuar të jetë në pozita ku është dhe për këtë duhet të jetë në vazhdimësi të përplasjes pasi një zgjidhje paqësore, që shpresoj shumë të bëhet e nxjerr jashtë ekuacionit”, tha Shtuni.

/rtsh.al/