RTSH 24 Live

Kulturë

“Shtëpiakë të dëshpëruar” rivjen sërish në ArTurbina

22/09/2023

“Shtëpiakë të dëshpëruar” rivjen sërish në ArTurbina

Pas suksesit te jashtëzakonshëm qe pati  qe me premierën e saj shfaqja “Shtëpiakë të dëshpëruar” vjen sërish këtë fundjavë në ArTurbina . “Shtëpiakë të dëshpëruar” është një komedi romantike mbi burrin modern. Komedia vjen me regji nga Artan Imami një nga emrat më të vlerësuar të skenës sonë teatrore në aktivitetin e tij artistik. Në role janë Artan Imami, Gentian Zelenelaj dhe Indrit Çobani i cili shprehet se pas suksesit që pati jo vetëm në Tiranë por dhe në qytetet të tjera të Shqipërisë ri vjen sërish.

Çelim sezonin artistik në ArTurbina me tre shfaqje të premte, të shtunë, të diel për këtë arsye e konsiderojmë si një nga projektet më të suksesshme këtë shfaqje”, thotë Indrit Çobani.

Aktori Indrit Çobani tregon se ku qëndron suksesi i kësaj shfaqjeje.

Personazhet janë tre djem, Artan Imami, Gentian Zelenelaj dhe unë. Mendojmë që suksesin e ka pikësëpari në temat që prek të cilat janë shumë aktuale shumë të prekshme nga audienca padyshim që çdo kush e gjen veten atje, ka shumë humor”, thotë aktori Indrit Çobani.

“Shtëpiakë të dëshpëruar” vjen këtë fundjavë për publikun kryeqytetas të premte, të shtunë, të diel në ArTurbina në orën 20.00.

Gazetar Xh. Leka

/RTSH/