Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, deputeti Fatmir Mediu deklaroi se Shqipëria ka probleme me çështjen e zgjedhjeve, ka probleme me zhvillimin normal të Parlamentit, dhe shqiptarët nuk kanë mundësi të zgjedhin.
“Ndaj ai u shpreh se “jemi Republikë Parlamentare dhe jemi demokraci përfaqësuese zërin e kanë qytetarët. Por për fat të keq qytetarët nuk kanë në dorë të zgjedhin. Si vend i NATO-s, tha ai, dhe si vend në perspektivë drejtë BE ka probleme me çështjen e zgjedhjeve , ka probleme me zhvillimin normal të Parlamentit , ka probleme me kushtetutshmërinë duhet të shikoi vetveten se ku duhet të shkoi”.
“Akti që parlamenti miraton në aspektin parimor të drejtën e votës , unë nuk dua që të ketë probleme në aspektin inplementuar që ka të bëjë me KQZ-në. Për më tepër është vendosur që Komisioni Rregullator do ta vendos këtë me konsensus por konsensusi është fjalë e artë në Shqipëri por shpesh ndodhin probleme jo të vogla. në këtë pikëpamje është shumë e rëndësishme që procesi të eci shpejt , të jetë një proces transparent dhe i pa manipulueshëm”.
Sipas deputetit Mediu, nëse do të ketë probleme me zgjedhjet, Shqipëria do të ketë një problem shtesë.
“Që nga 2013 e këtij ne nuk kemi arritur të bëjmë dot asnjë Reformë Zgjedhore. në zgjedhjet e 2005 dhe 2013 kur ka pasur rrotacion politik, politika dhe shteti kanë qëndruar larg manipulimit të zgjedhjeve, të paktën në pjesën dërrmuese të saj.
/rtsh.al/
/rtsh.al/