Është shfaqur për herë të parë në qytetin e Korçës filmi dokumentar titulluar “Shqipëria nëpër filmat e huaj”, në të cilin janë përshirë mbi 40 filma të huaj të cilët ngjarjet i zhvillojnë në Shqipëri.
Filmat e përzgjedhur janë realizuar në vite të ndryshme, duke filluar që nga viti 1923 e deri në ditët e sotme.
Publiku korçar ka pasur mundësi të shohë në natën e dytë filmin dokumentar “Marie Logoreci, Nderi i Kombit” që kishte në fokus veprimtarinë artistike të aktores shqiptare të teatrit dhe filmit, pionieren e kinematografisë shqiptare.
Njëkohësisht për herë të parë është dhënë edhe një shfaqje 3 dimensionale që përshinte një poezi të Dritëro Agollit dhe pamje nga qyteti i Korçës.
/RTSH/