RTSH 24 Live

Sociale

“Shërbim mjete transporti”, shkolla profesionale “Arben Broci” e favorizuar në tregun e punës në Shkodër

21/10/2024

“Shërbim mjete transporti”, shkolla profesionale “Arben Broci” e favorizuar në tregun e punës në Shkodër

Shkolla e mesme industriale “Arben Broci” në Shkodër është kthyer në një nga shkollat model të profilit të qendrave multifunksionale.

Shkolla ofron për nxënësit 6 drejtime, të orientuara nga tregu i punës në të ardhmen. Dega e mekanikës dhe shërbimit të automjeteve, vazhdojnë të jenë të preferuarat e atyre që zgjedhin.

Nga viti në vit, arsimi profesional po bëhet përherë e më shumë zgjedhje e të rinjve. Mundësia e punësimit në ato që konsiderohen zanate të rëndësishme si mekanik, elektricist apo hidraulik, duket se kanë ndikim në përzgjedhjen e bërë.

/RTSH/